19.01.2021 - 17:23
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e fundit sa i përket situatës së koronavirusit në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2510 testime nga të cilat 586 kanë rezultuar pozitive.
Pavarësisht përpjekjes së mjekëve kanë humbur jetën 6 qytetarë të moshës 54-88 vjeç, duke e çuar në 1287 numrin total të viktimavë që nga fillimi i pandemisë.