MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më është bërë gjuha e bardhë dhe kam mungesë oreksi

20.01.2021 - 11:13

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Më është bërë gjuha e bardhë dhe kam mungesë oreksi

Mjeku: Unë do ju rekomandoja të bënit një bilanc biokimik, eko abdominale (kulturë fyti dhe fibrogastroskopi. Janë ekzaminime të cilat nuk kërkojnë shumë kohë. Në përfundim të këtyre ekzaminimeve sigurisht që zonja do të ketë një përgjigje të saktë dhe do të mund të marrë mjekimin dhe këshillat e duhura. Pasi të ketë kryer ekzaminimet mund të më kontaktojë përsëri.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.