MENU
klinika

Merr vendimin që as nuk imagjinohej në vitet 90

Greqia surprizon komunitetin shqiptar!

21.01.2021 - 11:04

Ministria e Jashtme e Greqisë dhe Administrata e Decentralizimit publikojnë statistikat e investitorëve emigrantë dhe tabela përbën padyshim një surprizë të mirë për shqiptarët. Dinamika e komunitetit shqiptar në Greqi, në rritje të vazhdueshme vitet e fundit, përbën një fakt të padiskutueshëm. Dikur të vuajturit, të heshturit e të braktisurit, me vullnet të hekurt e shumë durim, tashmë përbëjnë një pjesë thuajse vendimtare për ecurinë e ekonomisë dhe shoqërisë greke.

Shifrat flasin vetë, krahu punëtor shqiptar inveson në sigurimet shoqërore, në të ardhurat tatimore, brezi i ri në përqindje të lartë të diplomuar e superkualifikuar, të gjitha të dhënat vërtetojnë se komuniteti gradualisht nuk thjesht rrëzon stereotipet, por fiton terren akoma dhe në sferat më të pabesueshme.

Statistikat e fundit janë ndër faktorët më tregues. Kështu, në kategorinë e lejeve të qëndrimit 5-vjeçare, të ashtuquajturat Golden Visa, me investim në pasuri të patundshme 250.000 euro për vitin 2019 shtetasit shqiptarë renditen pas Kinës. Ndërsa, për vitin e pandemisë 2020 renditen të parët.

“Vërtet, kush grek mund ta imagjinonte këtë në vitet 90?’” një nga komentet më të përdorura sot në rrjetet sociale, nga kompetentë, juristë e aktivistë grekë për emigracionin. Kategoria e lejes së qëndrimit 5-vjeçare për investim parashikon një procedurë realitivisht të lehtë e të shpejtë, përderisa vendimi dhe leja dalin brenda 2 muajve nga kërkesa. Konkretisht, për shqiptarët nuk kërkohet as Visa e kategorisë D, pasi udhëtojnë lirshëm për 3 muaj në Schengen.

Aplikimi bëhet nga investitori ose përfaqësuesi ligjor, investimi duhet të jetë në shtëpi, tokë, hotel apo pasuri të palëvizshme, me leje qëndrimi të njëjtë pajisen dhe familjarët, ndërsa të drejtat që kanë janë akses si vendasit në sferën e shëndetësisë dhe arsimit si dhe rinovim të lejes me 5 vjet të tjera, nëse disponojnë akoma pronën e blerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!