MENU
klinika

Riformatimi i shifrave

“Nuk është Tirana!”, epidemiologu Alimehmeti: Ky është qarku me numrin më të lartë të rasteve të reja

21.01.2021 - 16:35

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti i është rikthyer sërish diskutimit në lidhje me shifrat e rasteve të reja, apo edhe viktimave të COVID-19, në Shqipëri.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Alimehmeti ka bërë një riformatim të shifrave që Ministria e Shëndetësisë i bën të ditura çdo ditë dhe sipas tij, nëse të dhënat shprehen për çdo 100.000 banorë rezulton se qarku me numrin më të lartë të rasteve të reja është Gjirokastra.

Ai shprehet se fakti që qarku i Tiranës mbahet si ai me numrin më të lartë të rasteve të të infektuarve është thjeshtë një përshtypje e gabuar.

Postimi i plotë:

❗ “Nëse i torturon mjaftueshëm të dhënat, ato do të rrëfehen.”

Cit.: Prof. Ronald H. Coase

🇦🇱 Miqtë e mi, është koha t’i hedhim një sy më të hollësishëm të dhënave tona zyrtare!

💬 Sllogani “Test, Test, Test” i OBSH-së tashmë na del dhe në ëndërr por rëndësinë e vërtetë ndoshta e kemi anashkaluar.

📈 Le të shohim të dhënat tona dhe të kuptojmë më shumë!

🇦🇱 Ministria e Shëndetësisë na ofron përditë një buletin të dhënash që ka nevojë për një përpunim më të qartë në mënyrë që të jetë më i përtypshëm për popullatën e gjerë.

👉 Eshtë krijuar përshtypja e rreme se Tirana ka numrin më të lartë të rasteve dhe të vdekshmërisë, ku shohim se Tirana ka pasur 30.500 raste ndërsa qarku i dytë është Fieri me 5.855 raste ku gabimisht duket sikur Tirana ka 5.2 fish më shumë raste.

👉 Kjo është pjesërisht e kuptueshme sepse është qarku me numrim më të lartë të popullsisë dhe me dendësinë më të lartë të saj, por VETËM PJESËRISHT!

📍 Për të rregulluar këtë fenomen mjafton të shprehen të dhënat për çdo 100.000 banorë dhe jo në vlera absolute.

Nëse e bëjmë vërejmë se rastet e evidentuara për 100.000 banorë sipas qarkut riformatohen shumë.

📈 Në detaj:

👉 Berat 2.373 raste

👉 Dibër 1.394 raste

👉 Durrës 1.931 raste

👉 Elbasan 1.510 raste

👉 Fier 2.020

👉 Gjirokastër 3.616

👉 Korçë 1.733

👉 Kukës 2.083

👉 Lezhë 2.725

👉 Shkodër 1.971

👉 Tiranë 3.366

👉 Vlorë 2.184

❗Vini re se si tashmë numrin më të lartë e ka Gjirokastra dhe Tirana del në vend të dytë.

📈 Të njëjtin kuadër shohim edhe me humbjet e jetës.

Në total, Tirana ka 534 humbje jete dhe i dyti vjen Durrësi me 133 humbje jete, pra duket sikur Tirana ka 4 fish më shumë vdekje.

👉  Nëse e bëjmë llogarinë për 100.000 banorë, Tirana mbetet e para por shifrat janë shumë më të përafërt dhe tani diferenca me Durrësin nuk është 401% por 22% (ridimensionim 401/22 = 18 herë më i ulët).

💰 KUJDES: Siç e dimë të gjithë, diferenca ndërmjet Tiranës dhe qarqeve të tjerë nuk është vetëm numri i popullatës, por është edhe fakti se Tirana është zona më e fuqishme ekonomike, administrative dhe politike.

📍 Këtë e vëmë re shumë lehtë në numrin e testimeve të kryera në Tiranë në krahasim me qarqet e tjera.

📈 Në krahasim me Tiranën, për çdo 100.000 banorë:

👉 Berati ka bërë 4.5 fish më pak testime

👉 Dibra ka bërë 5.2 fish më pak testime

👉 Durrësi ka bërë 4.2 fish më pak testime

👉 Elbasani ka bërë 7.4 fish më pak testime

👉 Fieri ka bërë 8.0 fish më pak testime

👉 Gjirokastra ka bërë 2.2 fish më pak testime

👉 Korça ka bërë 6.7 fish më pak testime

👉 Kukësi ka bërë 2.5 fish më pak testime

👉 Lezha ka bërë 3.4 fish më pak testime

👉 Shkodra ka bërë 4.3 fish më pak testime

👉 Vlora ka bërë 5.4 fish më pak testime

👌 Duke e ditur që “TEST, TEST, TEST” është strategjia e duhur, vëreni se si përqindjet më të ulëta të testimeve pozitive vërehen pikërisht në qarqet ku është testuar më shumë për çdo 100.000 banorë, ku tashmë duket se Tirana është qarku më i mirë, pra me përqindjen më të ulët.

📈 Në detaj:

👉 Berati 43.8%

👉 Dibra 29.5%

👉 Durrësi 33.7%

👉 Elbasani 45.9%

👉 Fieri 66.4%

👉 Gjirokastra 32.5%

👉 Korça 47.7%

👉 Kukësi 21.3%

👉 Lezha 38.6%

👉 Shkodra 34.4%

👉 Tirana 13.8%

👉 Vlora 48.7%

📈 E për më shumë, për ata që ende kanë dyshime që rritja e testimeve është faktor kyç, vëreni se si numri i rasteve dhe i vdekjeve është më i ulët pikërisht në qarqet ku kryhen më shumë testime.

📈 Në detaj, për çdo 1.000 testime:

👉 Berati ka 438 raste

👉 Dibra ka 295 raste

👉 Durrësi ka 337 raste

👉 Elbasani ka 459 raste

👉 Fieri ka 664 raste

👉 Gjirokastra ka 325 raste

👉 Korça ka 477 raste

👉 Kukësi ka 213 raste

👉 Lezha ka 386 raste

👉 Shkodra ka 344 raste

👉 Tirana ka vetëm 138 raste

👉 Vlora ka 487 raste.

📈 E njëjta gjë vërehet me humbjet e jetës, ku për çdo 1.000 testime:

👉 Berati ka 7.7 humbje jete

👉 Dibra ka 4.2 humbje jete

👉 Durrësi ka 8.0 humbje jete

👉 Elbasani ka 13.8 humbje jete

👉 Fieri ka 13.4 humbje jete

👉 Gjirokastra ka 4.7 humbje jete

👉 Korça ka 9.4 humbje jete

👉 Kukësi ka 3.9 humbje jete

👉 Lezha ka 6.1 humbje jete

👉 Shkodra ka 6.5 humbje jete

👉 Tirana ka vetëm 2.4 humbje jete

👉 Vlora ka 6.1 humbje jete.

Shifrat janë kokëforta miqtë e mi dhe nuk të lënë të hamendësosh.

✅ Prandaj shtimi i testimeve të shpejta është element kyç dhe duhet të liberalizohen dhe të përdoren masivisht.

✅ Duke testuar më shumë duket  sikur shifrat shkojnë më keq në afatshkurtër, por në fakt thjesht na vënë në dukje atë çka ndodh realisht me apo pa testime, por duke na mundësuar veprimin, i cili në mangësi testimesh është detyrimisht më pak i informuar dhe më i pasaktë.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Për detaje:

covid

U vra një javë më parë nga bashkëmoshatari!

Qytetarët protestojnë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika