“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja:Çfarë është sindroma e buzës “lepur”?
Mjeku:Buza e lepurit, sipas mjekëve është një deformim ose defekt që krijohet gjatë zhvillimit embrional të javëve të para të shtatzënisë, i cili shfaqet në lindjen e fëmijës me çarje të buzës së sipërme, e cila mund të shtrihet në të gjithë qiellzën apo edhe në pjesën e hundës. Në jo pak raste, buza e lepurit është e lidhur me keqformime të tjera apo sindroma kongenitale. Prania e kësaj anomalie krijon problem në ushqyerjen me gji të foshnjës dhe në moshë më madhore, nëse nuk korrigjohet në kohë. Përveç anës estetike mund të kemi edhe probleme në të folur. Diagnoza e kësaj anomalie mund të bëhet që në ekografinë morfologjike nga një ekografist i specializuar.
Sindorma e buzës “lepur” është një sindromë që është e pranishme që në lindje dhe ndodh kur ka një çarje në buzën e sipërme dhe/ose në qiellzë. Kjo është një nga defektet më të shpeshta tek foshnjet e porsalindura. Sipas studimeve 1 në 700 foshnje mund të lindin me këtë defekt.
E çara mund të jetë vetëm në pjesën e sipërme të buzës, por në raste më të ndërlikuara mund të ketë dhe ndarje të qiellzës deri në pjesën e përparme të gojës.
Problemet që lidhen me çarjen e buzës dhe qiellzës
Kjo sindormë mund të shkaktojë një sërë problemesh, veçanërisht në muajt e parë pas lindjes, para se fëmija të bëhet operacion.
Problemet më kryesore përfshijnë:
Vështirësi për t’u ushqyer
Probleme me dëgjimin
Probleme dentare
Probleme me të folurin
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.