22.01.2021 - 11:18
Një aksion blic i forcave të RENEA-s është zhvilluar gjatë mbrëmjes së të enjtes në Nikël të Fushë-Krujës.
Kjo zonë është krehur edhe herë të tjera për të kërkuar persona me precedentë kriminalë.
Sipas informacioneve për mediat, policia ka kryer kontrolle në disa banesa të personave me rekorde kriminale.
Akoma nuk dihet se kush mund të jetë kapur nga forcat RENEA, por mësohet se Nikla ka qëndruar për disa orë në shtet rrethim.