Qeveria e Kryeministrit italian Giuseppe Conte i ka mbijetuar një krize politike këtë javë, megjithatë ajo mbetet në një pozitë të rrezikshme.
Ja se çfarë mund të ndodhë më pas.
Qeveria u zhyt në krizë pasi ish-kryeministri Matteo Renzi tërhoqi partinë e tij të vogël Italia Viva nga koalicioni qeverisës.
Masa e tij javën e kaluar përkeqësoi një periudhë trazirash politike, ndërsa numri i të vdekurve Covid-19 rritet dhe Italia duhet të dalë me një plan të besueshëm për të shpenzuar 220 miliardë euro (266 miliardë dollarë) ngba fondet e rimëkëmbjes së BE.
Megjithëse qeveria i mbijetoi një votimi besimi të martën, ajo ka mbetur e dobësuar.
Conte i mbijetoi sfidës së Renzi duke siguruar mbështetjen e Senatit, me 156 vota kundër dhe 140, por nuk arriti të fitonte 161 të nevojshme.
“Conte ka shpëtuar, por nuk mund të qeverisësh kështu,” shkroi gazeta La Stampa në faqen e saj të parë pas rezultatit në mbrëmjen e së martës në Senat.
Siç ndodh shpesh në politikat italiane, asgjë nuk është e sigurt.
Ja një vështrim i asaj që është në horizont.
Qeveria e pakicave
Votimi i Senatit e la Conte duke udhëhequr një qeveri pakice e cila po merret me koronavirusin dhe një recesion të rëndë.
Koalicioni qeverisës, i përbërë nga Lëvizja populiste Pesë Yje (M5S), Partia Demokratike e qendrës së majtë (PD) dhe një parti më e vogël e majtë, shpreson të shmangë zgjedhjet e parakohshme në mes të pandemisë.
Riorganizim i kartave?
Partitë në pushtet janë të etura të shmangin zgjedhjet e parakohshme, të cilat sondazhet e opinionit sugjerojnë se do t’i jepnin fitoren një blloku të krahut të djathtë të udhëhequr nga Matteo Salvini
Shumica e mbështetësve të opozitës gjithashtu nuk nguten të përballen me votuesit. Shanset e tyre të rizgjedhjes zvogëlohen pasi reformat e fundit ulin numrin e vendeve parlamentare me një të tretën.
Conte, në fjalimet e tij në parlament, tha qartë se ishte i hapur për një riorganizim në javët e ardhshme.
Probleme të reja në korrik?
Nëse Conte nuk arrin të fitojë mjaft forca të opozitës, mbajtja e tij në pushtet do të bëhet gjithnjë e më e ndjeshme, veçanërisht pas kërcënimit të zgjedhjeve të reja.
Sipas kushtetutës së Italisë, parlamenti nuk mund të shpërbëhet në gjashtë muajt e fundit të mandatit të një kryetari të ulur dhe mandati i Presidentit Sergio Mattarella mbaron në Janar 2022.
Po me Renzin çfarë do të ndodhë?
Kreu i Italia Viva u largua nga qeveria pas javësh kritikimi të stilit të udhëheqjes së Conte, të dhënave të qeverisë mbi pandeminë dhe planeve të saj për fondet e rimëkëmbjes së BE.
Renzi ka argumentuar se shuma e pashembullt rrezikon të harxhohet mr shpenzime dore sesa investime afatgjata, pavarësisht nga premtimet e Conte.
Por kritikët akuzuan Renzin se kërkon të destabilizojë qëllimisht qeverinë.
“Do të argëtohem në opozitë. Do të mbaj ekuilibrin për gjithçka,” u tha ai gazetarëve të martën.
Conte e krahasoi Renzin të martën me “dikë që vazhdimisht mbush rrugën e përbashkët me mina” dhe tha se e kishte “shumë të vështirë” të përpiqej të qeveriste ndërkohë që ishte kaq i sulmuar.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Local Italy/ konica.al