Ashtu siç është njoftuar nga sot deri në datën 26 janar vendi ynë do të përfshihet nga moti i paqendueshem.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme gjatë gjithë këtyre ditëve.
“Për tu theksuar mbetet zona veriperëndimore dhe ajo jugore ku reshjet do të jenë intensive në intervale kohore nga 6 deri në 12 orë. Kjo situatë parashikohet të sjellë prurje të larta në lumenjtë kryesorë të vendit (Drini, Buna, Vjosa).
Në veri-verilindje në latësin mbi 300 metra dhe juglindje në lartësin mbi 800 metra reshje bore kryesisht ditën e diel dhe të hënë”, thuhet në njoftim.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, e gjithë kjo situatë do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës sjell stuhi ere përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht me shpejtësi deri në 25-30m/sek. Ndërsa deti do të jetë i forcës 6-7 ballë.