MENU
klinika

Artisti i fukarallëkut

Tershana, një gjigand i madh i muzikës në moshë të vogël

20.10.2018 - 20:01

Artist që ngre lart vlerat e kombit

Elitar i muzikës që e jetoi jetën e tij gjithnjë nëpër shtëpizat e qiraxhinjve e vdiq duke realizuar ëndërrën që ja kishin imponuar vitet.

Tonin Tershana, bir i qytetit të bukur të kulturës dhe dijes, siç ai vetë preferonte ta quante, lindur në Shkodrën e kalasë së legjendës.

Tershana ishte artist i lindur midis fukarallëkut material e zisë së bukës.

tonin tershana-konica.al
tonin tershana-konica.al

Dhe muzika nuk ishte spiranca për të shpëtuar nga ai realitet, por mund të kishte qenë një shpirt i fshehur, që fati e deshi të zbulohej në lokalet e Shkodrës.

Duke nisur një rrugë që e kishte ngjizur nga imitimi i zërave të asokohe në radio.

Dhe vetë Tershana, vonë e ka kuptuar që zëri ishte një dhuratë nga zoti, atëherë mori vesh çfarë e bëri të veçantë.
Rrëmbeu kështu një stafetë nga brezat e mëparshëm, duke ditur që një ditë do e linte dhe vetë.

Peripecitë e fazave jetësore tregojnë se mund të ketë qenë një nga artistët më të vuajtur.
Në rrëfimet e tij duket sikur kërkon ndihmë dhe për të shkuarën, për të ndryshuar disa detaje, sepse njerëz të tillë nuk duan të ndryshojnë shumë.

U largua nga Shkodra, nisi shkollën e kulturës në Tiranë, duke e parë këtë mundësi si diçka për tu kapur fort pas saj, por nuk zgjati shumë e u rikthye përsëri, në qytetin e tij të bukur

Tonin-Tershana-konica.al
Tonin-Tershana-konica.al

Shkodra është mjaft e bukur, aq sa ja kishte vënë prangat e vështirësive dhe tërhoqi përsëri.
Dhe pikërisht aty ku i dha jetë zërit të tij, Tershana, debutoi në një radio një tekst muzikor të propozuar dhe korri mjaft sukses, duke arritur krah të madhes Vaçe Zela.

E duke mos hequr dorë, vjen koha kur Tonin Tershana do ishte ashtu i hutuar në emocionet e Festivalit të 4-të do njihej nga shqiptarët anembanë.

Një gjigand i madh i këngës në moshë të vogël doli atë natë dhe rrëmbeu të parin çmim, në daljen e tij të parë.
Brezat e radhës duhet patjetër të kujtojnë Festivalin e 11-të të këngës.

E teksa kujtoni ato këngë, me siguri ndër mend iu bie “Kur vjen pranvera”, ishte kënga fituese e shkruar nga një kolos i cili ndërroi jetë vetëm pak ditë më parë, i ndjeri Fatos Arapi, dhe e sjell mes melodish nga vetë Tonin Tershana.

Kliko këtu për “Kur vjen pranvera”

Më vonë Torshana u bë pjesë e stafit të këngëtarëve dhe aktorëve të Estradës së Ushtarit.

Tonin-tershana_konica.al
Tonin-tershana_konica.al

Një triumfues i 4 skenave dhe ka mbledhur publikun në duartrokitje në rreth 20 festivale.
Një shpirt i bukur i vuajtur, e një dëshmitar i gjallë i dhimbjeve të politikës së kohës kur jetonte.

Rrëfimet e tij për vuajtjet si pasojë e të mos paturit, ndoshta drithërojnë më tepër se dhe tingujt.
Të mendojmë se ishte një nga ato lulet që u rrit midis gjembave, mbase nuk i këputi ato, por u përballë me gjakosjen prej tyre.

Dhe teksa u tërhoq ngadal në apartamentin e tij shqiptarët i dhanë vlerësimin duke e konsideruar “Mjeshtër i Madh”, ndonëse vlerësimi më i madh për të është spektatori.

I thyer disi në moshë, thoshte: më dhurojnë optimizëm.

Tonin_Tershana_konica.al
Tonin_Tershana_konica.al

Dua të rikthehem përsëri në në çast të errët në jetën e Tershanës, teksa di që la çdo gjë, njëlloj si shumë shqiptar, në firmat e nohura piramidale, duke e shkretuar dhe njëherë nga nisja.

U largua dhe Tonini nga Shqipëria.

Si një emigrant në kërkim të mbijetesës dhe jo të suksesit.
Mbase kjo bën diferencën, Tonini u largua jo për tu vlerësuar nga skenat e botës por për tu kthyer sërish në skenat e shqiptarëve.

Veprimtaria muzikore e Tonin Tershanës është mjaft e gjerë, pasi është rrahur në skenat e festivaleve dhjetra herë.

Tonin_Tershana_konica.al
Tonin_Tershana_konica.al

Një kolazh nga këngët e Tonin Tershanës

“Të dua o det”.

“Fishekzjarre në qiellin blu (Qeshu vogëlushi im)”.

“Kthjelltësi, lumturi”.

“Vite të zjarrta”.

“Mes jush”.

“Kënga e nënës”.

“Erdhi pranvera”.

 “E bukura Shqipëri”.

“Rruga partizane”.

“Nëna jonë”.

“Gjyshi dhe mbesa”.

“Dëshmorët e lirisë”.

“Djepi i trimërisë”.

“Duarartët tanë”.

“Agimet tona”.

“Ditë të lumtura”.

“Vajzë moj, lule moj”.

“Kujtimi i shtrenjtë”.

“Ngrohtësi”.

 “Partia ime”.

 “Mësuesja e fshatit”.

 “Fryj moj erë e lirë”.

Tonin Tershana, jetoi plot 66 vite. U lind në qershor të 1949 dhe ndërroi jetë më 22 shtator të vitit 2015.

Duke gëzuar më në fund një shtëpi të tij, për të cilën kishte pritur 20 vite, Tershana ndërroi jetë duke u përballur me një sëmundje të rëndë.

 

/ Bionelda Skonja

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!