MENU
klinika

Për çfarë bëhet fjalë?

BE merr goditjen e parë nga kompania e prodhimit të vaksinave anti-COVID

22.01.2021 - 20:57

Kompania që prodhon vaksinën kundër COVID-19, AstraZeneca ka paralajmëruar vendet e BE-së të presin mungesa në dërgesat e vaksinës së saj.

Ky lajm i zyrtarëve europianë u bë i ditur ndërsa BE po priste 100 milion doza në tremujorin e parë të vitit. Por diskutohet që kompania të japë më pak se gjysmën e kësaj shume, megjithëse theksohet se shifrat përfundimtare nuk ishin përcaktuar.

Kompania e AstraZeneca këmbëngul se kjo situatë nuk ishte e planifikuar, por tha se numri i vaksinave do të ishte më i ulët se sa parashikohej për shkak të uljes së rendimenteve në një vend prodhimi brenda zinxhirit të furnizimit Evropian.

“Ne do të furnizojmë me dhjetëra miliona doza në shkurt dhe mars në BE, ndërsa vazhdojmë të rritim vëllimet e prodhimit”, tha kompania, duke shtuar se ndryshimi në vëllimet e pritura nuk ndikoi në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmi është veçanërisht problematik për vendet e BE sepse vaksina, e bërë në bashkëpunim me universitetin e Oksfordit, ishte e para-porositur nga blloku evropian dhe dozat deri në 400 milion të kursit me dy faza do të mbulonin gati gjysmën e popullsisë së rajonit 446 milion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


OBSH paralajmëron: Kanë efekte anësore

“Koronavirusi ka nxitur shitjen e ilaçeve të rreme”