Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja:A ndikon zbokthi në rënien e flokëve?
Mjeku: Në qoftë se kemi një flok të yndyrshëm i cili kombinohet edhe me zbokth, ndikon në rënie pasi floku ngjitet, pra bllokohet pori/folikuli dhe floku nuk e merr më atë ajrimin e nevojshëm që mund ta marrë në një skalp të pastër.
Megjithëse shumë njerëz e mendojnë vetëm si një problem estetik, kur shfaqet në sasi të mëdha, zbokthi mund të shoqërohet edhe me komplikacione të tjera, si kruajtje e skuqje e cila, jo rrallë, mund të agravojë edhe në ndonjë Dermatit Seborhoik.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.