Kryetari i Partisë Dmeokratike Lulzim Basha ka deklaruar se do të kandidojë vetëm në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai u shpreh në emisionin “Kjo Javë” se nuk do të garojë në asnjë qark tjetër veç Tiranës, duke shtuar se e bëri këtë zgjedhje pasi kryeqyteti i ka besuar besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet.
Nisida Tufa: Po flisnim për ekipin e tij, për sfidat që ka vet kryetari i Partisë Demokratike. Ju vetë ku do të garoni, zoti Basha?
Lulzim Basha: Do të garoj në qytetin e Tiranës.
Nisida Tufa: Në Tiranë.
Lulzim Basha: Ky qytet më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garojë në qytetin e Tiranës. Jo nuk do të garoj në asnjë qark tjetër. Çdo qark do të ketë deputetët e vet dhe drejtuesit e vet.
Nisida Tufa: Dhe e gjithë fushata, e gjithë vëmendja besoj sikurse është edhe ekipi juaj ka në mënyrë paralele kudo, për Tiranën do të jetë edhe më tej për ju.
Lulzim Basha: Padiskutim që po! Megjithëse si kryetar i partisë dhe si kandidati për kryeministër, i opozitës së bashkuar, unë do të bëj fushatë në të gjithë vendin, padiskutim.