MENU
klinika

Situata nga moti i keq

Reshje të dendura shiu, rritet niveli i ujit në Shkodër

24.01.2021 - 11:41

Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion mëngjesin e sotëm në lidhje me situatën e përmbytjes.

Më deklaratë thuhet se për shkak të reshjeve të shumta të shiut ditën e djeshme ka rritje të nivelit të ujit më hidrometri në Dajçit, Liqenit të Shkodrës dhe Drin.

Bëhet me dije se tek Rruga e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 35 cm, është e pa kalueshme me mjete te ulëta.

Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) përNJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër.

Postimi i plotë:

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 24.01.2021, ora 08.30

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 24.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.75m.(Kuota max 6.30 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 25 cm.
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.18 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 18 cm.
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.40m. (Kuota max 7.50 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 15 cm.
  • Kemi shtim të prurjeve të Lumit Kir.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 748 Ha

1. Tokë e pakultivuar 198 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 535 Ha

3. Grurë 15 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Tek Rruga e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 35 cm, është e pa kalueshme me mjete te ulëta.

2. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.

3. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 480Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

  • Tokë e pakultivuar 95 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 380 Ha
  • Grurë 5 Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 260 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :

  • Tokë e pakultivuar 100 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 150Ha
  • Grurë 10 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

  • Tokë e pakultivuar 3 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) përNJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


IGJEUM parashikim për reshje intensive

Shkodër, 738 hektarë tokë ende nën ujë!