MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si t’i kuptojmë simptomat e para të mpikjes së gjakut?

25.01.2021 - 11:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si t’i kuptojmë simptomat e para të mpikjes së gjakut?

Mjeku: Të jesh i vetëdijshëm për shenjat dhe simptomat e para të mpiksjes apo koagulimit të gjakut, ju ndihmon të parandaloni shumë probleme me zemrën.

Mpiksja e gjakut është një problem mjaft i shpeshtë, i cili shkaktohet nga trashja e gjakut dhe formimi i pllakave në arterie dhe vena.

Mpiksja në gjak zakonisht ndodh në dy forma. Njëra formë është tromboza, e cila mund të jetë e lokalizuar në një pjesë të caktuar, dhe tjetra është embolizimi apo përhapja e koagulimit në të gjithë trupin.

Disa njerëz janë më të rrezikuar të zhvillojnë një çrregullim të tillë. Sipas ekspertëve, faktorët të cilët e rrisin rrezikun e zhvillimit të një problem të tillë janë:

Marrja e kontraceptivëve

Qëndrimi ulur për kohë të gjatë

Duhanpirja

Mosha

Historia familjare

Shtatzënia

Diabeti

Disa nga shenjat e para, që tregojnë se jeni të rrezikuar nga një bllokim arterial janë:

Dhimbje gjoksi

Kollë me sekrecion

Ethe

Puls i shpejtë

Djersitje

Diarre

Lodhje kronike

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.