26.01.2021 - 09:43
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në Qarkun e Dibrës.
Mësohet se si pasojë e tyre ka pasur disa rrëshqitje dherash, ndërsa raportohet se rruga Peshkopi-Kukës është bllokuar.
Raportohet se rrëshqitja e dherave dhe gurëve raportohet të ketë ndodhur në vendin e quajtur ‘Shumak’.
Nga bllokimi i kësaj rruge janë izoluar 20 fshatra, në njësinë Sllove dhe në kalanë e Dodës. Po ashtu raportohet se shumë zona janë pa energji elektrike që prej natës së mbrëmshme.