26.01.2021 - 09:48
Lumi Ishëm përmbyti ditën e djeshme me mijëra hektarë tokë në disa fshatra të Fushë-Krujës dhe të Njësisë Administrative Ishëm.
Reshjet e shiut pushuan gjatë ditës dhe uji filloi të tërhiqej deri rreth orës 22:00 të mbrëmjes, niveli ra ndjeshëm.
Por reshjet e dendura rifilluan dhe niveli i lumit filloi te ngrihej frikshëm.
Aktualisht janë rreth 5000 hektarë tokë bujqësore nën ujë në fshatrat, Derven, Luz, Bilaj, Murqinë, Mallkuc dhe një sipërfaqe përafërsisht e tillë dhe në fshatrat fushore të Njësisë Administrative Ishëm.