MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Përse disa njerëzve u shfaqet morthi në dimër?

26.01.2021 - 10:52

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përse disa njerëzve u shfaqet morthi në dimër?

Mjeku:Morthi, ose siç njihet në terminologjinë mjekësore (pernio), është një patologji që shfaqet kryesisht tek personat që vuajnë nga qarkullimi i dobët periferik i gjakut. Ai shfaqet kryesisht në periudhën e dimrit, ku temperaturat janë të ulëta, në duar, këmbë, vesh,hundë dhe në faqe (sidomos në fëmijët e ushqyer keq) dhe favorizohet prej lagështirës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.