MENU
klinika

Bloomberg/ Çfarë duhet bërë?

Europa po flirton me një katastrofë vaksine!

26.01.2021 - 15:29

Është e vështirë që të mos tronditesh nga fushata e vaksinimit në Bashkimin Europian. Blloku ka arritur të menaxhojë rreth 8.9 milionë doza në total, referuar të dhënave të Bloomberg, 2 për çdo 100 qytetarë. SHBA dhe Mbretëria e Bashkuara po vrapojnë në 7 dhe 10.5 respektivisht ndërsa Izraeli është në 43 doza për 100 qytetarë. Që kur janë miratuar vaksinat e deri më tani, vendosja në vijë e programit të vaksinimit duket një malore e madhe për t’u ngjitur.

E ardhmja nuk duket shumë e ndritshme, për fat të keq. BE ka si target që të vaksinojë deri në fund të verës 70 % të të gjithë popullsisë rezidente në vendet anëtare por ky objekti duket i paarritshëm dhe i rrezikuar. Europa ka dy vaksina, një nga Pfizer dhe një tjetër nga Moderna por furnizimet e tyre janë të pamjaftueshme. Agjencia e Barnave Europiane po shqyrton vaksinën Astrazeneca por kompania farmaceutike britanike ka deklaruar se mund të shkurtojë një pjesë të konsiderueshme të dërgesës së planifikuar. Një tjetër vaksinë, Sanofi nuk do të jetë gati së paku deri në fund të vitit 2021 për shkak të vonesave në testime.

Pasojat e këtij dështimi mund të jetë shkatërrimtare nëse nuk adresohen shpejt. Blloku europian vuan afërsisht 426 mijë vdekje të regjistruara nga Covid-19 deri më tani, sipas “ European Centre for Disease Prevention and Control”. Sa më shumë shumë të vonohet vendosja në kontroll e pandemisë, aq më shumë jetë do të humbasin. Reputacioni i Bashkimit Europian është në lojë: Si mund të krenohet me “modelin social” nëse nuk arrin as të mbrojë dot qytetarët e saj me vulnerabël?

Një përpjekje e suksesshme vaksinimi është gjithashtu edhe e vetmja mënyrë për të ndihmuar në rikuperimin ekonomik. Kombinimi i masave të një pasigurie të thellë, shtetrrethimeve dhe distancimit social kanë kontribuar në një kontraktim me 7.6 % të prodhimit të brendshëm bruto në 2020 në Europë, sipas projeksioneve të FMN-së në tetor.

Dështimi i Bashkimit Europian nis me parablerjen e vaksinave. Ndërsa mblodhi një portofol të konsiderueshëm me fonde para se të shpikej vaksina, ajo u tregua shumë e avashtë dhe konservative me zhvillimet shpresëdhënëse që vinin nga kompanitë farmaceutike si Pfizer dhe Moderna. Agjencia Europiane e Barnave u vonua shumë më tepër sesa Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA lidhur me vaksinën e Pfizer. Vonesa me vaksinën AstraZeneca është më se e kuptueshme për faktin se kërkohej kohë për realizimin e plotë të testimeve dhe për faktin se nuk ka aplikuar ende në organet rregullatore amerikane.

Europa ka qenë e ngadaltë me vaksinimet, veçanërisht Franca dhe Belgjika. Dhe kanë lindur pikëpyetje sepse disa shtete anëtare po bëjnë garë se kush të marrë vaksinën më shpejt. Në Itali, vetëm 1 në 10 doza ka shkuar për të moshuarit që janë në shtëpitë e kujdesit shëndetësor, ndërsa 1 në 4 u kanë shkuar punonjësve të shëndetësisë që nuk janë doktorë ose infermierë. Bën sens që të mbrosh stafet spitalore por kjo balancë nuk duket e drejtë.

Pra, çfarë duhet bërë? BE po targeton kompanitë farmaceutike. Të henën, autoritetet europiane u takuan me drejtuesit e Astrazenecas, duke u kërkuar shpjegime të plota lidhur me vonesën e dërgesave dhe që prodhuesit të respektojnë kontratën. Astrazeneca fajëson për problemin e vonesës një nga vendet prodhuese, por Komisioni Europian ka frikë se kompania ka prioritizuar vende të tjera. “Shtetet anëtare të BE-së janë të bashkuara” shkroi në rrjetet sociale Stella Kyriakides, komisionerja europiane për shëndetin. Sipas saj, zhvilluesit e vaksinave kanë përgjegjësi shoqërore dhe kontraktuale që duhet t’i respektojnë.

Qeveritë europiane kanë të drejtë që të ushtrojnë kompetenca mbi kontratat e tyre. Përtej të gjithave, ato kanë paguar shuma të konsiderueshme paraprakisht, duke kërkuar që të respektohen edhe kohët e dërgesave. Megjithatë, ato duhet që të kenë rast konkret. Kontratat me kompanitë farmacetike janë sekrete por është e mundur që ato të mund t’u japin kompanive famraceutike disa klauzola shpëtuese në raste se kanë probleme me furnizimin. Mbi të gjitha, Brukseli duhet të tregojë kujdes mes sjelljes oportuniste dhe problemeve që mund të priten me shpejtësinë e dërgesës së vaksinës.

Një rrezik është që politikanët të përdorin prodhuesit e vaksinave si kurban për të fshehur dështimet e tyre. Kjo lloj sjellje ka ndodhur edhe më herët gjatë pandemisë, ku faji për përhapjen e Covid i kaloi qytetarëve dhe vizitorëve të huaj dhe jo politikave të gabuara.

Javën e kaluar disa qeveri europiane u nervozuan me Pfizer pasi njoftoi një reduktim të përkohshëm të dozave sepse po riorganizonte prodhimin në një fabrikë në Belgjikë. Kjo ka shumë rreziqe politike. Është mirë që të ushtrohet pak presion mbi prodhuesit e vaksinave, por jo në atë masë sa të prishet marrëdhënia në një kohë kur shumë vende janë të gatshme që të blejnë dozat e tyre.

Bashkëpunimi i afërt mes Pfizer dhe Izraelit ka bërë që vendi të arrijë rezultate të mrekullueshme me vaksinimin. Kjo na jep një mësim. BE duhet të jetë gati që të bashkëpunojë afër me furnitorët, për shembull duke i ofruar mbështetje financiare në mënyrë që të shtohen fabrikat e prodhimit.

Nuk është ende vonë që të adresohen dështimet e mëparshme, por politikanët europianë duhet të veprojnë shpejt. Ndjekja e normalitetit është një garë që duhet fituar, qoftë për arsye shëndetësore, ashtu edhe për arsye ekonomike. Ata që mbërrijnë të dytët do të duhet të përballen me pasoja për një kohë të gjatë.

   * Ferdinando Giugliano shkruan për Bloomberg, La Reppublica dhe është anëtar i bordit editorial të “Financial Times”./ Bloomberg

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e shefit të Kardiokirurgjisë, Prof.Edvin Prifti

“Inteligjenca virale” dhe të pathënat e vaksinave të Koronavirusit

Pipero ka sërish një apel për qytetarët

“Zgjohuni me një mesazh nga unë dhe ne të pagjumët”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!