Qeveria gjermane po diskuton reduktimin në pothuajse zero të numrit të fluturimeve hyrëse në Gjermani.
Kjo, në një përpjekje për të parandaluar që variantet e reja më virulente të Covid-19 të fitojnë terren në vend. Kështu tha sot ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer për gazetën “Bild”.
Masa të tjera që po konsiderohen përfshijnë edhe mbylljen e kufijve në rajone ku variantet e mutuara të koronavirusit janë deri tani më të përhapura, shtoi ai.
“Rreziku i paraqitur nga këto mutacione virusi kërkon prej nesh që ne të konsiderojmë edhe masa drastike”, tha Seehofer për Bild.
“Ato përfshijnë kontrolle më të rrepta kufitare, veçanërisht në kufijtë me rajone me rrezik të lartë, por gjithashtu një zvogëlim të trafikut ajror në Gjermani në pothuajse zero, siç po bën aktualisht Izraeli”, tha ai.