MENU
klinika

Kupa e Italisë

Përplasje Lukaku-Ibra, suedezi skuqet, Inter përmbys në limite

26.01.2021 - 22:47

Inter fiton 2-1 derbin në cerekfinale të Kupës së Italisë, duke kaluar në gjysmëfinale, në një ndeshje që thuajse i pati të gjitha. Përmbysin zikaltrit në minutën e 98-të, ndërsa Ibrahimovic ishte protagonist për mirë dhe për keq.

Milani ka gjetur golin në minutën e 32′ me anë të Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi bëri gjithçka mirë dhe me një goditje të fortë e pushoi topin në rrjetë për 0-1. Një skenë aspak e zakontë dhe shumë e fortë ndodhi ndërmjet Lukakut dhe Ibrahimovic.

Ata u shtynë mes tyre dhe patën një përplasje të fortë, madje kokë me kokë. Dy sulmuesit kryesorë të ekipeve nuk mbajtën nervat dhe u desh ndërhyrja e personave të tretë për t’i ndarë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 në favor të Inter.

Milan mbeti me 10 lojtarë në 58’. Zlatan Ibrahimovic doli me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Kolarov. Gjyqtari i dha kartonin e dytë të verdhë, por rasti ishte shumë i dyshimtë.

Interi barazuar rezultatin në 71’. Barella kërceu në zonë dhe gjyqtari pas konsultimit me VAR-in dha penallti. Lukaku nuk gaboi nga pika e bardhë dhe baraspeshoi shifrat. Një vendim shumë i çuditshëm, sërish pas daljes me karton të kuq të Ibrës. Eriksen në 98’ shënoi golin e fitores.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës