MENU
klinika

Regon Ibrahimovic

“Në botën e Zlatan nuk ka vend për racizëm”

27.01.2021 - 16:19

Inter fitoi derbin e fundit ndaj Milanit por vëmendjen kryesore e mori përplasja verbale dhe fizike mes Romelu Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovic. Një sherr që nuk pritej, pasi dikur ishin shokë. Më shumë se përplasja kokë më kokë, pati fjalë të rënda mes të dyve.

Ibra i përmendi një histori të vjetër (kur belgu kaloi nga Everton te Chelsea u fol që bëri magji vudu), që ndikuan në reagimin e Romelu Lukakut. Një histori që i bëri njerëzit të diskutojnë vite më parë në Angli. Por gjithsesi, të dy luajtën së bashku te Manchester United.

Për Zlatanin, dëmtimet e detyruan atë të largohej për ca kohë. Pas kthimit në fushë pas dëmtimit, vendi i tij ishte zënë nga një sulmues tjetër: pikërisht Romelu Lukaku.

Në të njëjtën kohë, të dy ndanë gjithashtu një menaxher, Mino Raiola. Por pastaj diçka prishet dhe Lukaku vendos të largohet nga superagjenti për t’u bashkuar me Roc Nation për pjesën e të drejtave të imazhit dhe Federico Pastorello për pjesën sportive. Pastaj historia dihet: transferimi në Itali tek Inter.

“Unë e njoh Zlatanin. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Pak njerëz e dinë, por në atë kohë tek United më ndihmoi shumë. Ai është një kampion. Asnjëherë nuk dorëzohet.” Sot këto fjalë duken të këto, por i ka thënë vetë Lukaku, që në derbin e fundit tregoi se nuk ka respekt, duke e ofenduar nga familja.

Sot, nëpërmjet rrjeteve sociale ka reaguar Ibrahimovic, i cili thekson se në botën e tij nuk ka vend për racizëm ndërsa shton se të gjithë janë futbollistë, por disa janë më të mirë se të tjerët.

“Në botën e Zlatan nuk ka vend për racizëm. Ne jemi të gjithë e njëjta racë, ne jemi të gjithë të barabartë. Ne jemi të gjithë futbollistë, por disa janë më të mirë se të tjerët”, – shkruhej në reagimin e suedezit, që duket sikur me fjalinë e fundit nuk ngurron të “thumbojë” sërish Lukakun. Derbi i radhës është afër, më 21 shkurt pritet një tjetër duel mes tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN