MENU
klinika

Analiza e ADN-së do dërgohet në Perugia

Zhdukja e biznesmenit në Pukë/ Tre pistat

29.01.2021 - 13:51

Tre janë pistat që grupi hetimor shqiptar në bashkëpunim me atë italian, janë fokusuar në zhdukjen e biznesmenit italian në Shqipëri, Davide Pecorelli.

dyshohet të kemi të bëjmë me një zhdukje të vullnetshme, vetëvrasje dhe vrasje! Nga hetimet paraprake s’ka asnjë provë për vrasje, përfundim i dalë edhe nga ekspertët italianë gjatë vizitës së tyre në Shqipëri pak ditë më parë.

Pista më e fortë është ajo e vetëvrasjes, por rezultatet finale të hetimit do të bëhen publike përgjatë muajit shkurt. Kjo sepse  në Shqipëri nuk ka asnjë gjurmë të pastrimit të parave, trafikut të drogës apo përplasjes me grupe kriminale, ku mund të jetë përfshirë Pecorelli. Edhe nga tabulatet telefonike nuk ka pasur asnjë kontakt të dyshimtë. Të hënën e ardhshme, analizat e mjekësisë ligjore do të dërgohen në Perugia ku do të krahasohet ADN më atë të vëllait.

Pjesë e grupit të hetuesve do të bëhet edhe një ekspert piroteknik nga pala italiane për të zbardhur shkakun e zjarrit në mjetin ‘Skoda’ të marrë me qira nga 45-vjeçari.