MENU
klinika

Pas sherrit në Kupë

Gjykatësi sportiv jep vendimin për Ibrën dhe Lukakun

29.01.2021 - 14:27

Sherri mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukakut përfundoi në drejtësinë sportive. Më shumë se sa përplasja fizike kokë më kokë, u hetua për fjalët që lëshuan ndaj njëri-tjetrit.

Por asnjë surprizë e keqe nga Gjykatësi Sportiv për të dy. Si suedezi, i përjashtuar nga loja për karton të verdhë të dyshtë (vlen një i kuq), edhe belgu, i cili mori një të verdhë dhe plotësoi numrin për të munguar një ndeshje, mësuan sot vendimin e disiplinorit.

Sulmuesi i Interit, ashtu si dhe shoku i tij i ekipit, Hakimi, do të humbasin gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë kundër Juventusit. Nga raporti i gjyqtarit Valeri nuk dolën detaje të tjera, për ta bërë më të rëndë situatën e dy lojtarëve, protagonistët e një përleshjeje autentike verbale në fushë, të qetësuar nga gjyqtari me nga një karton të verdhë secili.

E verdha shkaktoi skualikimin e Lukakut (u plotësua numri), ndërsa Ibra mori të dytën dhe të kuqin për faullin ndaj Kolarov. Nuk është ende e qartë nëse Prokurori Federal do të hapë procedura kundër dy lojtarëve duke u bazuar te pamjet filmike, ku më shumë rrezikon Ibra, gjithnjë nëse do të quheshin raciste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN