MENU
klinika

Sot radha e...

20 ditë vaksinim në ‘Air Albania’, deri tani mbi 660 personel shëndetësor i vaksinuar!

30.01.2021 - 13:02

Vaksinimi në stadiumin ‘Air Albania vijon’.

Deri më tani kanë marrë dozën e parë të Pfizer mbi 660 mjekë, infermierë, laborantë dhe epidemiologë të cilët janë në vijën e parë të ofrimit të shërbimit për pacientët me COVID19.

Sot në ditën e 20 të vaksinimit anti-COVID puna ka vijuar me stafin e shërbimit të urgjencës pediatrike. Të gjithë punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët, që ofrojnë shërbime në spitalet COVID dhe strukturat e tjera të vijës së parë në përballje me COVID-19 kanë pranuar të vaksinohen, sipas planifikimit të hartuar nga ekspertë.