MENU
klinika

Trend shqetësues

Kontrolli mbi eksportet e vaksinës, OBSH kritika BE-së

30.01.2021 - 19:54

OBSH ka kritikuar BE-në për vendimin për të vendosur kontrolle mbi eksportet e vaksinës antiCovid.

BE dyshon tek sjellja e kompanive farmaceutike të cilat disa prej tyre vendosën të ulin dërgesat ndaj vendeve anëtarë për një riformatim të brendshëm, por duket se qëllimi mund të mos jetë ai i deklaruari.

Gjithsesi për OBSH ky trend mbetet shqetësues, ndërsa nga ana tjetër drejtori ekzekutiv Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se nacionalizmi i vaksinës mund të çojë në një zgjatje të rimëkëmbjes.

BE tashmë është në një krizë me kompanitë farmaceutike në perëndim të cilat të paktën deri në mars kanë ulur dërgesat e dozave, duke prishur planet e vendeve anëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN