MENU
klinika

Nga Preç Zogaj

“SHBA-të i njohin. Cili ishte lajmi i ambasadores Kim: Ata që dekurajojnë…”

30.01.2021 - 20:37

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, zonja Juri Kim, ishte kësaj jave në emisionin “Real Story” (“News 24”) të Sokol Ballës. Kjo ishte dalja e saj e parë për në një intervistë të këtij formati pas marrjes zyrtare të detyrës nga Presidenti Joe Biden.

Politika amerikane gjatë tridhjetë vjetëve të hapjes ka pasur vazhdimësi në Shqipëri, në Kosovë dhe në rajon, pavarësisht se kush ka drejtuar në Shtëpinë e Bardhë.

Por kureshtja dhe interesimi i publikut në momentet e nisjes nga puna të administratës së re janë kurdoherë me veshët ngritur për të kapur nuanca, theksa, nënvizime, deri leksikun e formulimet, pra, gjithë një arsenal mjetesh shprehëse, që tregojnë diçka më specifike të politikës që do të ndjekë qeveria e re, në rastin konkret Presidenti Biden dhe sekretari i shtetit, Tony Blinken.

Dhe kush më shpejt e më mirë se përfaqësuesja më e lartë e SHBA në Shqipëri mund të na e krijojë këtë mundësi me përgjigjet dhe mesazhet e saj… Zonja Kim pohoi vazhdimësinë e politikës amerikane për sa i përket vëmendjes ndaj Ballkanit.

“Mund t’ju them vetëm kaq, vijoi më tej ajo, ata (nënkupto Biden dhe Blinken- shënimi im) janë me përvojë dhe mendoj se do të jenë shumë të aftë për të promovuar vlerat e Amerikës dhe për të bërë avokatin e interesave të Amerikës, çka qëllon të përfshijë një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë”.

Ky pohim ka domethënien e një lajmi që shumica e shqiptarëve kanë nevojë të dëgjojnë e ridëgjojnë. Do të thotë se marrëdhëniet e forta me Shqipërinë janë për Presidentin dhe Sekretarin e Shtetit një interes amerikan për t’u shërbyer.

Çdo bisedë në studio orientohet sipas pyetjeve që u bëhen të ftuarve. Zonja Kim iu përgjigj shumë pyetjeve për situatën parazgjedhore. Por gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi, thotë një shprehje e popullit. Dhe “dhembi” në këtë rast është Reforma në Drejtësi, ecuria e saj, produkti i saj, dita kur do të kemi vendimet e para të Gjykatës së posaçme në bazë të akuzave të SPAK. Amerikanët, por edhe europianët, na kanë mësuar me përgjigje që mbajnë në këmbë besimin e publikut se kjo reformë madhore do të fillojë të japë rezultate.

“Shtetet e Bashkuara e kanë shumë seriozisht reformën në drejtësi”, ishte në ketë kontekst pohimi i zonjës Kim. Një pohim i përforcuar që reflekton qasjen e ekipit të ri në qeverinë amerikanë, që, siç e dimë, ka themeluar bashkautorësinë amerikane me Shqipërinë dhe BE-në në konceptimin dhe zbatimin e kësaj reforme. Në një gjatësi vale me ketë qasje, ambasadoresha preku sërish temën e përpjekjeve që bëhen në Shqipëri për ta dekurajuar e damkosur këtë reformë, sikur ajo ka dështuar.

Por e shtoi dozën e reagimit në krahasim me herët e mëparshme. “Këta njerëz, të cilët ju thonë se nuk po ndodh asgjë dhe se asgjë nuk do të ndodhë kurrë, nuk janë njerëz, të cilët ju tregojnë të vërtetën. Ata po ju thonë një gënjeshtër, në mënyrë që të mund të vazhdojnë me çfarëdo aktiviteti të tmerrshëm ku janë të përfshirë”.

E reja këtu është se flitet për njerëz të përshirë në aktivitete të tmerrshme. Në ligjërimin e një diplomateje që shquhet për maturi, ky është lajmi që tregon se SHBA i njeh cilët janë ata. Shqiptarët gëzohen ta dëgjojnë këtë nga goja e përfaqësueses me të lartë të SHBA në Tiranë. Është një mesash se e keqja po luftohet e do të mundet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!