Barcelona merr fitoren e pestë radhazi në La Liga dhe ngjitet në vendin e dytë në renditje. Suksesi i fundit ishte në shtëpi 2-1 ndaj Athletic Bilbao, duke parakaluar Real Madrid, edhe pse kreu mbetet larg me 10 pikë.
Barcelona hakmerret ndaj Athletic Bilbaos që i mori Superkupën, por në “Camp Nou” nuk ishte aspak një shëtitje duke qenë se deri në fund mbeti gjithçka e hapur.
Katalanasit tuan 2-1 me golat e Messi dhe Griezmann, ndërsa autogoli i Jordi Alba ndërlikoi situatën në fillim të pjesës së dytë. Skuadra e Koeman e nisi fort dhe madje ishte agresive dhe iu afrua disa herë golit por duke mos qenë e pasaktë dhe duke u nxituar.
Më pas erdhi goditja e dënimit perfekt nga Leo Messi që iu përgjigj kështu akuzave ndaj tij këtë fundjavë. Në pjesën e dytë, gjithçka nisi me një devijim të pafat në portën e tij për Jordi Alba, por Griezmann nga fundi do të vendoste shifrat në 2-1.