Reshjet intensive të shiut gjatë natës kanë sjellë probleme në Lezhë. Autoritetet njoftojnë se në këtë qark janë të përmbytura rreth 130 ha, sipërfaqe të tokës bujqësore.
Zonat e përmbytura janë në Torovicë dhe Gjorm. Sakaq, hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujërave dhe deri më tani rezervuaret nuk paraqesin problem.
Njoftimi i plotë:
Situata në qarkun Lezhë, datë 01.02.21, ora 08.45′:
-Gjatë nates kemi patur reshje me intensitet mesatar, sasia e reshjeve është rreth 40 mm.
-Në shkallë qarku, si pasoj e reshjeve, kemi të përmbytura rreth 130 ha, sipërfaqe të tokës bujqësore, këto në zona depresive, konkretisht;
-në bashkinë Lezhë, kemi rreth 100 ha, në ish këneten Torovicë;
-në bashkinë Kurbin, kemi rreth 30 ha, në ish këneten Gjorm;
-Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujrave;
-Rezervuaret nuk paraqesin problem, janë në monitorim.
-Lumenjët Drin, Gjadër, Mat e Drojë, kanalet e ujrave të larta ato të dyta dhe të treta, kanë një rritje të nivelit të ujrave në rreth 30-50 cm, por pa probleme.
-Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pishem, është pa problem.
-Rruget nacionale, rurale e bashkiake janë të kalushme.
-Strukturat e MC, janë në ndjektje të situatës.