MENU
klinika

Nëse varianti anglez ka ardhur në vende të tjera…”

Brataj flet për masat që pritet të vendosë komiteti i ekspertëve

01.02.2021 - 12:58

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thotë se mutacioni i ri i koronavirusit, që është shumë më ngjitës se varianti i parë, do të mbërrijë edhe në Shqipëri, si në vendet e tjera të Ballkanit, si Maqedoni e Veriut dhe Kosovë.

Ajo që është lajm i mirë tha Brataj, është se shtamet e reja të Covid-19, nuk kanë ndryshim në shfaqjen e klinikës apo sëmundshmërisë tek të infektuarit.

Duke folur në Wake Up, në Top Channel, Brataj theksoi se “nuk na shqetëson fakti që do vijë në Shqipëri apo jo, na shqetëson fakti i këtyre faktorëve të tjerë”.

Pyetje: Mutacionet për të cilat ne rrezikojmë janë shumë pranë nesh, në vendet fqinje, a ka të dhëna se çfarë mutacioni është duke qarkulluar në vendin tonë?

“Asnjë nga shtetet ballkanike nuk e ka mundësinë për të bërë sekuencimin, për të dalluar llojin e shtamit, virusit, ose këto variantet e reja që kanë dale.

Për fatin e mirë, si shtame të reja që kanë dalë, tregojnë që ka një rritje të infeksioneve, përhapjes por asnjë ndryshim sa i përket sëmundshmërisë, klinikës dhe pasojave që ajo lë, kështu që madje s’ka as ndryshime sa i përket vaksinimit.

Sa i përket identifikimit mund të identifikohet se dhe Shqipëria ka marrëveshje me sidomos me Anglinë dehe Londrën për sekuencimin e nëntipit, por ne si mjek nuk na ndryhson gjë sa i përket klinikës, trajtimit apo rezultateve finale.

Kuptohet që cdo shtet e ka frikën e vet se rritja e përhapjes së infeksioneve në mënyrë më të madhe sec ishte më parë është gjithnjë shqetësim se përkthehet në numra e indikatorë që thamë.

Një virus dhe kur ndryshon e qarkullon, mund të mbërrijë në Shqipëri sado masa të marrësh e kufizon, por nëse ka ardhur në vende të tjera të Ballkanit, normal që do vijë edhe në Shqipëri.

Por nuk na shqetëson fakti që do vijë në Shqipëri apo jo, na shqetëson fakti i këtyre faktorëve të tjerë që thamë”, tha Brataj.

A do ndryshojnë masat anti-Covid/ Skënder Brataj njofton çdo të vendosin sot

Nga situata e pandemise ne vend u raportuan shifra te larta sa i përket shifrave të të prekurve me Sars Cov2, edhe gjate muajit janar.

Komitetit Teknik i Ekspertëve anticovid kishte vendosur qe masat e marra do te rrinin ne fuqi deri me 1 shkurt. Pra aktualisht janë ende në fuqi kufizimi i lëvizjes së popullatës, nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit, ashtu si edhe pezullimi i aktiviteteve te bareve dhe restoranteve ne po te njetin orar.

Por çfarë do të ndodhë gjatë kësaj jave, a do të kemi një ndryshim të masave?

Në ‘Wake Up’, Skënder Brataj bëri të ditur se sot do të njofton edhe masat e reja. Ai theksoi fort se nuk do të ketë lehtësim të tyre, pasi shifrat e të infektuarve dhe të shtruarve janë në rritje.

“Sot do të ketë një komunikatë për sa i përket masave. Nuk mendoj se do ketë lehtësim të masave, sepse tregues janë në rritje dhe kur janë në rritje di fillimin, por ajo rritje vazhdon ato dy javë siç kemi mësuar dhe për dy javë numri i të sëmurëve dhe të shtruarve në spital normalisht të çon drejt ezaurimit të burimeve që ke në dispozicion. Jemi në vlerësim e sipër, sot do të ketë një komunikatë. Tani kemi përsëri rritje. Ajo që është tipike në këtë moment është rritja e numrit të të infektuarve në moshat 15-24; 25-35 vjeç. Është numri më i rritur, është shtresa më aktive dhe e pakujdesshme. Ka rritje të numrit të infektuarve te të rinjtë. Kemi mosha të reja të shtruar në spital”, tha Brataj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!