MENU
klinika

Do të dëshmojë edhe gjyqtari

Hapet hetim nga prokurori federal për Ibra-Lukaku

01.02.2021 - 15:23

Gjykata sportive nuk i dënoi, por Prokurori Federal, Giuseppe Chinè, ka hapur një hetim mbi përplasjen verbale midis Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku gjatë ndeshjes së javës së kaluar të “Coppa Italia”, Inter-Milan.

Si pjesë e hetimit, prokurori federal thirri kryesorin e ndeshjes në fjalë, Valeri, i cili do të dëgjohet në orët e ardhshme. Duhet sqaruar e tërë situata, fjalët apo ofendimet që shkëmbyen të dy sulmuesit në atë sherr të ashpër verbal, sipas një burimi nga zyra e prokurorit publik, për të zgjeruar perimetrin e sanksioneve të mundshme ndaj dy lojtarëve.

Organi disiplinor i garës nuk mori asnjë masë ndaj tyre, duke u mjaftuar me nga një ndeshje pezullim për Zlatan (nga kartoni i kuq) dhe Lukaku (plotësoi numrin e kartonëve të verdhë). Në relacionin e kryesorit Valeri nuk flitej për shprehje apo ofendime raciste, sikurse është “zbardhur” debati verbal nga mediat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN