MENU
klinika

Festimi me shqiponjë

Gola dhe asiste, shkëlqen treshja shqiptare

01.02.2021 - 19:21

Paraqitje shumë e mirë e  tre ish-lojtarëve të Kukësit, Valon Et’hemi, Kristal Abazaj dhe Eduart Rroca, që vazhdojnë të shkëlqejnë në Turqi, aty ku aktivizohen me skuadrën e Istanbulspor.

Rroca dhe Et’hemi kanë gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme ndaj Altay, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë Istanbulspor në pjesën e parë. Rroca, pas një pasimi perfekt të marrë nga e djathta, gjuan fort me të djathtën dhe topi ndalet në rrjetë.

Ndërkohë që në të 45-ën, është i njëjti futbollist, që bën njeriun asist ndaj Et’hemit, me këtë që gjen rrugën e rrjetës në debutim. Pas golit të parë, të dy lojtarët festuan me shqiponjë.

Nuk mund të mungonte edhe Abazaj, i cili gjithashtu u bë protagonist në minutën e 85′, duke dhënë asist në golin e tretë, që vulosi sfidën në 1-3. Një ndeshje vërtet për “kartolinë” për shqiptarët në Turqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN