MENU
klinika

Prezantimi tek ekipi i ri

Kampioni i botës rikthehet pas 11 vitesh në Gjermani

01.02.2021 - 19:33

Pas 11 viteve në skuadrat prestigjoze si Real Madrid e Juventus, Sami Khedira është një lojtar i ri i Hertha Berlin. Klubi gjerman ka konfirmuar përmes një shënimi zyrtar ardhjen e mesfushorit gjerman kampion bote në 2014.

Khedira ka zhvilluar 145 paraqitje dhe 21 gola me fanellën e Juventusit. Në gjashtë muajt e fundit ai nuk ka zbritur në fushë as edhe 1 sekondë, pasi ishte vendosur që raporti me bardhezinjtë të mbaronte.

Në fakt, pasi Matuidi dhe Higuain prishën kontratën me Juventusin, pritej që të njëjtën gjë ta bënte dhe Khedira, por e gjitha kjo e shty. Tashmë ai do të luajë sërish në Bundesligë, ku më parë ishte aktivizuar me Stuttgart.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN