MENU
klinika

Në huazim

Lëvizja e fundit, portieri i Kosovës kalon në Holandë

01.02.2021 - 21:43

Në ditën e fundit të merkatos në Evropë, portieri i përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriç, ndërron sërish skuadër. 22-vjeçari, i cili gjeti pak hapësira te Girona në ligën e dytë spanjolle, është huazuar sërish.

Ai do luajë deri në fund të këtij sezoni në kampionatin holandez, këtë herë te Willem 2, aty ku do të ketë shok skuadre mesfushorin e kombëtares shqiptare Lindon Selahi.

Për Muriç kjo do të jetë eksperienca e dytë në Eredivisie pasi më parë është aktivizuar me NAC Bredan. Muriç është nën kontratë me Manchester City-n deri në verën e vitit 2024 dhe këto muaj te Willem 2 do t’i shërbejnë si eksperiencë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN