MENU
klinika

Ambasadorja në SHBA: Hipokrizia ka emër

BE kundër ambasadës së Kosovës në Jerusalem

02.02.2021 - 10:38

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit si dhe paralajmërimit të Kosovës për ta hapur ambasadën në Jerusalem.

Nga BE, Peter Stano ka thënë që qëndrimi i tyre është që ambasadat e vendeve të BE-së të vendosen në Tel Aviv.

“Pozicioni i BE-së për vendosjen e ambasadave në Jerusalem është i qartë, pra në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1980, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e shteteve anëtare të BE-së si dhe delegacionin e BE-së në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv”, tha ai për kallxo.com.

Pas këtij qëndrimi të BE-së ka reaguar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku përmes një shkrimi në Facebook.
“Hipokrizia ka emër. Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllave, Athinë, Bukuresht, Nikozia. Qe besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE. Kish qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE. Pastaj, a nuk është BE “neutrale” karrshi statusit të Kosovës a?! Nejse…Për viza nuk po foli ma mire”, ka thënë ajo.

Citaku 1

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN