MENU
klinika

Nga Russian Today/ Fajtor mbetet Covid-19

Eurozona në prag të recesionit me dy rënie

02.02.2021 - 17:41

Pasi tregoi disa shenja rimëkëmbjeje, ekonomia e zonës së euros u tkurr përsëri në tremujorin e fundit të vitit 2020 ndërsa qeveritë vendosën kufizime të reja për të përmbajtur shpërthimin e koronavirusit.

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në 19 vendet e eurozonës u tkurr me 0.7 përqind në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, ndërsa PBB e BE ra me 0.5 përqind, sipas të dhënave paraprake të Eurostat të botuara këtë të Martë. Kjo është krahasuar me një rritje të PBB-së prej 12.4 përqind në tremujorin e mëparshëm, kur ekonomitë evropiane filluan të rihapen para se pandemia e koronavirusit të përkeqësohej përsëri.

Për tërë vitin, kriza e koronavirusit rezultoi në një tkurrje prej 6.8 përqind për zonën e euros dhe një rënie prej 6.4 përqind për të gjithë bllokun e 27 vendeve, tregojnë statistikat.

Edhe pse rënia e fundit e PBB-së ishte më pak e ashpër se sa pritej, kjo sinjalizon se ekonomia evropiane është në prag të një recesioni të dyfishtë. Fenomeni ndodh pasi rimëkëmbja nga një recesion fillestar është e shkurtër dhe pasohet nga një tkurrje tjetër.

Evropa pësoi dy tremujorë radhazi të rënies ekonomike në gjysmën e parë të vitit, përpara se të tërhiqej në Korrik-Shtator. Ajo që Eurostat e quajti “rritja më e mprehtë” në histori u tregua jetëshkurtër siç shihet nga statistikat e fundit. Rajoni mund të jetë drejt një rënie më të shpejtë në tremujorin e parë të këtij viti, thonë disa analistë. Nëse ato parashikime bëhen të vërteta, kjo do të thotë se Evropa do të bjerë në një recesion tjetër teknik.

“Në tremujorin e parë të vitit 2021, rënia ka të ngjarë të jetë disi më e shpejtë. Megjithatë, nuk do të ketë një rënie si ajo në gjysmën e parë të vitit 2020,” tha ekonomisti në Commerzbank Christoph Weil, siç citohet nga Reuters. Ekonomistët e Bloomberg gjithashtu presin që prodhimi i rajonit të bjerë në periudhën Janar-Mars.

Pavarësisht nga disa parashikime të zymta, si zona e euros ashtu edhe BE-ja do të përfundojnë këtë vit me rritje ekonomike mbi katër përqind. Parashikimi i rritjes u zvogëlua kohët e fundit për shkak të pasigurisë së koronavirusit, duke përfshirë ekonomitë më të mëdha në zonën e euros si Gjermania dhe Franca.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koronavirusi mbyll kufijtë e shteteve...

Evropa heq dorë nga “Marrëveshja e Shengenit”?

Civici: Si po përballohet kjo situatë emergjence?

ANALIZA/ “Filozofia’ e masave ekonomike ‘antikoronavirus”

Pritet vendosja e kushteve të reja

Europa nis konsultimet për pagën minimale