MENU
klinika

Kupa e Italisë

Gafa të Interit, Juventus hakmerret me Ronaldon

02.02.2021 - 22:44

Juventus është hakmarrë shumë shpejt ndaj Interit për humbjen në kampionat dy javë më parë, madje brenda në “San Siro”. Bardhezinjtë fituan 2-1 dhe tashmë hedhin një hap të madh për finale e Kupës së Italisë. Ndeshja e kthimit më 9 shkurt.

Janë dashur pak minuta që Inter të gjejë menjëherë avantazhin. Skuadra e Antonio Conte shënoi me anë të Lautaro Martinez në 9’, pas një pasimi spektakolar nga Barella nga krahu i djathtë, në një aksion të nisur nga Sanchez që ka pasuar për italianin.

Juventus barazoi ndaj Interit me penalltinë e Cristiano Ronaldo në 26’. Fillimisht nuk pati asnjë vendim nga arbitri Calvarese, por i thërritur nga VAR për një tërheqje brenda zone nga Ashley Young ndaj Cuadrado, pasi e ka riparë aksionin, arbitri ka akorduar penallti dhe ka ndëshkuar me të verdhë Young.

Miqtë përmbysën gjithçka në Milano me anë të Cristiano Ronaldo në 35’. Një pasim për portugezin dhe Bastoni që ka gabuar totalisht, por pas tij sidomos portieri Handanovic që ka lënë portën bosh.

Portugezi i ka shmagur të dy që janë përplasur mes tyre, duke realizuar me portën e boshatisur në pozicion diagonal. Topi fillimisht ka prekur shtyllën më pas ka përfunduar në rrjetë. Në pjesën e dytë Inter luajti shumë më mirë, por rezultati nuk ndryshoi.