MENU
klinika

Premier League, Java 22

United “fluturon” me 9 gola, presion për kreun

02.02.2021 - 23:11

Pas një humbje dhe një barazimi në Premier League, Manchester United është rikthyer fuqishëm, duke fituar 9-0 ndaj Southampton. Djajtë e Kuq arrijnë kreun, por Manchester City ka dy ndeshje më pak. United është skuadra që ka shënuar më shumë në Angli.

Ndeshja ka nisur keq për miqtë, të cilët kanë mbetur me 10 lojtarë pas 2 minutash. 19-vjeçari Jankewitz, në debutimin e tij si titullar me Southampton, ka bërë një ndërhyrje të rrezikshme ndaj McTominay dhe është ndëshkuar me kartonin e kuq.

United përfitoi nga superioriteti numerik duke shënuar me Wan-Bissaka në minutën e 18-të dhe Rashford në të 25-ën. Situata është përkeqësuar për miqtë në fundin e pjesës së parë. Bednarek ka shkaktuar një autogol në minutën e 34-t, ndërsa Cavani ka realizuar të katërtin në të 39-ën.

Furia e golave vijon edhe në pjesën e dytë për Djajtë e Kuq. Martial në 69’, McTominay në 71’, Fernandes me penallti në 88’, sërish Martial në 90’ dhe i riu James në 94’ vulosin fitoren 9-0. Një rezultat që vë në presion Cityn.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN