MENU
klinika

Lartësia e ujit në Obot është 120 cm

Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

03.02.2021 - 11:25

Bashkia e Shkodrës kërkon të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, për shkak të situatës së shkaktuar atje nga reshjet intensive të ditëve të fundit. Sipas njoftimit për situatën të bërë mëngjesin e sotëm nga Bashkia, rreth 3.700 hektarë tokë janë të përmbytura.

Hidrometri në Dajç dhe në Liqenin e Shkodrës ështëë aktualisht mbi kuotën maksimale, ndërsa në lumin Drin është brenda kuotës së lejuar. Në Obotin e përmbytur prej më shumë se 1 muaji, sot sipas Bashksië, niveli i ujit në rrugë është 120 cm.

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 03.02.2021, paradite

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 03.02.2021, paradite, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.59 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 10 cm
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.93 m. (Kuota max 8.70 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kuotat janë të pandryshuara.
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kuotat janë të pandryshuara.
  • Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 3765 Ha

1. Tokë e pakultivuar               745 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe   2725 Ha

3. Grurë                                      160 Ha

4. Bimë Dekorative                     92  Ha

5. Pemtore                                   40  Ha

6. Sera                     3  Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.

2. Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm.

3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.

4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

5. Rruga e Goricës ka presence uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe

6. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

  • Tokë e pakultivuar 220 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
  • Grurë 45 Ha
  • Pemtore 35 Ha
  • Bimë dekorative 7 Ha
  • Serra 3 Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1550 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

  • Tokë e pakultivuar 310 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 1060 Ha
  • Grurë 95 Ha
  • Bimë dekorative 85 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm

3. 136 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

4. Kemi  prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

5. Ka prezencë uji 30 cm në rrugen Belaj- Pentar.

6. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.

7. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pa kalueshme me mjete të ulëta.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

  • Tokë e pakultivuar 30 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 90 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 320 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

  • Te pakultivuara 50 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 250 Ha
  • Grurë 20 Ha

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 525 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

  • Tokë e pakultivuar 135 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 385 Ha
  • Pemtore 5 Ha

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A. Ana e Malit.

-Kërkohet mbështetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kërkohet mbështetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë”

Shkodra jep alarmin: Mbi 2785 Ha tokë e përmbytur