MENU
klinika

Haga cakton datën

Ja kur do të mbahet seanca e radhës ish-krerët e UÇK

03.02.2021 - 20:26

Gjykata Speciale e Hagës do të mbajë seancën e radhës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin më datën 11 shkurt.

Seanca do të fillojë në orën 11:00 të paradites, teksa prej muajsh tashmë ish-krerët e UÇK ndodhen në paraburgim në Hagë.

Nga ana tjetër ata akuzohen për një sërë veprash penale, të cilat lidhen me aktivitetin e tyre në Kosovë, ndërkohë kjo seancë vjen vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të parakohshme në vend.

Pikërisht gjyqi ndaj tyre, disa prej të cilëve figura me peshë politike ende në Kosovë pritet të zgjasë edhe me vite.