MENU
klinika

Premier League, Java 22

Nuk ndalet City, vijon marshimin në krye

03.02.2021 - 21:00

Manchester City po bën një ecuri fantastike në Premier League. Sitizens fituan edhe në transfertë ndaj Burnley 0-2 dhe mbajnë kreun, madje duke pasur edhe një ndeshje për të rikuperuar.

Tetë fitore radhazi në kampionat, 12 radhazi përfshi edhe kupat, e bëjnë skuadrën e Pep Guardiolës shumë të frikshme dhe pyetja që shtrohet tani është: Kush do ta ndalë Manchester Cityn?

Takimi i luajtur në Turf Moor është vendosur nga golat e Gabriel Jesus (3′) dhe Sterling (38′). Fitore edhe për Leicester, që ka mundur 2-0 Fulham-in në transfertë falë golave të Iheanacho (17′) dhe Justin (44′).

Kjo fitore ka ndihmuar Dhelprat të parakalojnë përkohësisht Liverpool-in dhe të ngjiten në vendin e tretë të renditjes. Liverpool po luan tashmë ndaj Brighton në shtëpi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN