MENU
klinika

Situata në prag të Champions

Karantinë për anglezët, Leipzig-Liverpool në dyshim

04.02.2021 - 22:33

Pandemia duket se duket se do të ndikojë sërish në ndeshjet e Champions League. Karantina e detyrueshme dhe ndalimi i udhëtimit mes disa shteteve të caktuara, po prish që tani planet e UEFA-s pak ditë para ndeshjeve të para në fazën me eliminim direkt.

Një ndeshje duhet të zhvillohet në fushë neutrale. Sfida mes Leipzig dhe Liverpool nuk mund të luhet në territorin gjerman, si pasojë e vendimit të qeverisë të këtij vendi për të ndaluar të gjitha udhëtimet nga shtetet ku janë shfaqur mutacionet e koronavirusit, të paktën deri më datë 17 shkurt.

Zyrtarët në Gjermani kanë bërë të ditur se nuk do të përjashtojnë Liverpool nga rregulli, pasi përjashtimet bëhen vetëm për qytetarët gjermanë apo rezidentët në këtë vend.

Sipas mediave angleze, pas këtij komunikimi, po diskutohet mundësia e zhvillimit të sfidës në një vend tjetër, por me shumë gjasa, dueli do të zhvillohet në Angli, si në vajtje, ashtu edhe në kthim.

Për sfidën e parë, të datës 16 shkurt, është kontaktuar një stadium në qytetin e Londrës, për të luajtur aty sfidën. Gjithsesi, ekzistojnë për momentin edhe hipotezat e zhvillimit të sfidës në një ndeshje të vetme, ose të ndryshohet fusha, duke luajtur sfidën në Liverpool të parën.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”