MENU
klinika

Kush do ta zëvendësojë në "Për'puthen"?

Bora Zemani nuk i shpëton koronavirusit!

05.02.2021 - 10:14

Bora Zemani nuk i ka shpëtuar koronavirusit dhe për këtë arsye ditën e djeshme u detyrua të mungonte në studion e “Për’puthen”.

Lajmin e bëri të ditur Arjan Konomi, i cili u shpreh se Bora nuk do të jetë e pranishme për disa ditë dhe i uroi shërim të shpejtë.

Edhe autorja e emisionit OlsaMuhameti ka publikuar këtë pjesë në Instagram dhe ka shkruar: “Na mori malli që sot. Të shkuara!”.

Unë do çmallem çdo ditë duke ju ndjekur në televizion”, i është përgjigjur Bora.

Mirëpo çfarë do të ndodhë me rolin e moderatores?

Vendin e saj e zuri, Ana Kauri. Madje Arjan Konomi e ngacmoi duke e pyetur se si i duken djemtë nga syri i moderatores. Ajo u shpreh se i duken të strukur, ndërkohë që provën si moderatorë e kaloi shumë mirë, duke qenë se kjo ishte eksperienca e saj e parë në këtë pozicion.

Mirëpo Ana nuk do të jetë e vetmja që do të marrë rolin e prezantueses këto ditë, sepse edhe vajzat do të marrin drejtimin në ditët në vazhdim. Kjo do të jetë një mundësi e mirë që secila prej tyre të provojë veten përtej pozicionit të konkurrentes nga karrigia. Nga ana tjetër nuk dihet se sa do të zgjasë kjo periudhë, duke qenë se infektimin me koronavirus nuk e përjetojnë të gjithë njësoj.

Ndërkohë Bora ka reaguar në rrjete sociale pasi lajmi i infektimit u bë publik.

Ajo ka postuar në Instagram një foto të saj, por ka treguar se është realizuar disa kohë më parë. Moderatorja është shprehur se është ruajtur shumë për gjithë këto muaj, por nuk i shpëtoi dot infektimit. Ajo ka treguar se është nën kujdesin e duhur dhe se ka nisur menjëherë të marrë ilaçe.

“Faleminderit per gjithe urimet tuaja! Po jetojme ne kohe te veshtire, kohe pandemie! Si nje “frikacake” jam ruajtur gjithe vitin duke respektuar te gjitha masat antiCovid por ja… nuk shpetova dot. Gjithsesi une kam nisur mjekimin dhe jam nen kujdesin e duhur. Shpresoj te shihemi sa me shpejt. Kujdesuni per veten dhe te afermit tuaj! Shendeti mbi te gjitha! Ps: kjo eshte nje foto e shkrepur me pare dhe nuk ka aspak lidhje me fytyren time ne kete moment. Po ua kursej kete!”, shkruan Bora.