MENU
klinika

"Vendimet e mia, të pakontestueshme"

Hoti: Kurti s’do ta ketë shansin të vijë në pushtet

05.02.2021 - 11:01

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka deklaruar të premten se kandidatit të VV-së për kryeministër, Albin Kurtit nuk do t’i vijë më shansi që të jetë në pushtet e rrjedhimisht edhe të rishikojë marrëveshjen e Uashingtonit.

Hoti, pas vizitës që pati në “Bardha Akademi”, tha se Kurtit i kanë dhënë njëherë shansin që të jetë në pushtet, porse gjatë 52 ditëve sa ishte në pushtet ka shkelur dy herë Kushtetutën.

Sa i përket deklaratës së Kurtit se do të shfuqizojë vendimet e Hotit kur të vijë në postin e kryeministrit, ky i fundit tha se vendimet e tij janë të pakontestueshme.

“Qytetarët nuk do t’ia japin më shansin që të jete në pushtet. Vendimet që i kam marrë unë s’ka kush që i konteston. Imagjino të kontestohet marrëveshja e Uashingtonit”, u shpreh ai.

"Çdo herë që nuk biem dakord për diçka…"

“Si janë raportet tuaja me Ramën?”/ Përgjigjet Albin Kurti

Portali i njohur i Brukselit i zbulon “sekretin”

Jeta luksoze e Vuçiçit është e paimagjinueshme për serbët

Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit