MENU
klinika

Ishte infektuar me Covid-19

I riu nga Vlora vdes brenda disa orësh pasi u intubua

05.02.2021 - 11:33

Koronavirusi i ka marrë jetën një djali të ri në qytetin e Vlorës, pak ditë pasi ai kishte ndjerë shenja përmirësimi. Por sipas gazetarit Enrik Mehmeti, ai është përkeqësuar papritur dhe pas disa orësh që mjekët e kishin intubuar, fatkeqësisht i riu ka humbur jetën, duke shënuar kështu një rast të dhimbshëm dhe të habitshëm, për faktin se sa e pabesë mund të jetë sëmundja e shkaktuar nga Covid-19.

“Kjo sëmundje është e pabesë ,ku stabiliteti shëndetësor mund të përkeqësohet menjëherë.Ngushëllime familjes dhe familjarëve për këtë humbje! Kjo sëmundje nuk është një lojë,zbatojini këshillat për tu mbrojtur!”, shkruan gazetari, duke bërë një apel të rëndësishëm, për të mos e marrë lehtë situatën në të cilën ndodhemi.

POSTIMI I PLOTE

Një djal i ri humbi jetën si pasojë e Covid-19. Fatjon Halitaj ishte ndër mekanikët më të mirë të qytetit të Vlorës dhe ndër njerëzit më pozitiv që kam njohur.

Për disa ditë me radhë luftoi ndaj sëmundjes së keqe ku ishte përmirësuar ndërsa pardje u përkeqësua menjëherë ku mjekët e futën menjëherë në intubim dhe brënda disa orësh vdiq.

Fatjoni, një prind dhe familjar shëmbullor i la fëmijët jetim.

Kjo sëmundje është e pabesë ,ku stabiliteti shëndetësor mund të përkeqësohet menjëherë.Ngushëllime familjes dhe familjarëve për këtë humbje !

Kjo sëmundje nuk është një lojë,zbatojini këshillat për tu mbrojtur!/ panorama

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier