MENU
klinika

Edhe pas reshjeve

Shkodër/ Prurjet në lumenj mbeten të larta

05.02.2021 - 11:34

Sipas llogaritjeve të IGJEUM,  nivelet dhe prurjet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumit Buna do të vazhdojnë të jenë të larta dhe të qëndrueshme deri në datën 7 Shkurt 2021. Si pasojë e reshjeve intensive dhe shkrirjes së dëborës, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, pritet rritje e prurjeve, e niveleve dhe e rrezikut të përmbytjeve, në zonën e NënShkodrës edhe zonave afër Liqenit të Shkodrës.

Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, pritet gjithashtu rritje e prurjeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike,  dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

RESHJET

Sot pasdite (e premte, dt. 05) dhe nesër (e shtunë, dt. 06) nuk priten reshje në të gjithë territorin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt. 06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 17 °C

në vendet e ulëta: 6 / 18 °C

në vendet malore: 5 / 15 °C

ERA

Sot pasdite (e premte, dt. 05) dhe nesër (e shtunë, dt. 06) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.