MENU
klinika

Deklaratat e bujshme

“Më vrave nënën”, Berisha i përgjigjet Nanos

05.02.2021 - 12:56

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili e bëri fajtor dje për një sërë zhvillimesh në politikë por edhe tek Nano personalisht.

Nano u rikthye pas shumë vitesh përmes një interviste me gazetarin Blendi Fevziu, ku nuk munguan deklaratat e bujshme për ish-kolegët e tij, ndër ta edhe Berisha për të cilin tha se i “ka vrarë nënën”.

Në reagimin e tij, Berisha duket se është marrë vetëm me pjesën e kryeministrit Edi Rama, të cilin Nano e vlerësoi si politikan.

“Miq, Fajin e ka Saliu!! sb”,-shkruan Berisha në postimin bashkëngjitur videos, e cila është edhe “përgjigjia” e tij për akuzat e Nanos.

Në videon e shpërndarë nga ish-kryeministri janë disa deklarata të vjetra të ish-kryeministrit Fatos Nano, kur sulmonte Edi Ramën, dhe e përshkruante atë si “refugjat’.

“Edi Rama ka një problem moral. E kam marrë me thonj të paprerë si refugjat nga Parisi dhe e kam sjellë të bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse.

Unë mund të kem bërë shumë gjëra por e nxorra nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut, në ministër dhe kryetar të bashkisë më të madhe të Shqipërisë”.-thotë Nano në videon e postuar nga Berisha.