MENU
klinika

Kategoria e Parë

Mes Lushnjës dhe Besës feston…Egnatia

05.02.2021 - 15:38

Rikthehet Kategoria e Parë, teksa është luajtur ndeshja e parë në Grupin B. Mbyllet në mënyrë emocionuese ndeshja Besa-Lushnja. Supersfida e javës së 10-të e këtij grupi përfundoi në barazim 1-1.

Kavajasit arritën t’u hiqnin myzeqarëve fitoren në momentet e fundit të takimit, kur Zekolli barazoi me goditje jashtë zone sfidën. Ndeshja u luajt në Pezë-Helmës, pasi stadiumi në Kavajë është i amortizuar.

Ky rezultat favorizon kryesuesit e Egnatias, të cilët kanë mundësi të shkëputen në krye. Në garë në këtë grup për t’u ngjitur në Superligës është edhe Flamurtari, ndërsa rrezikon të bjerë edhe më poshtë Elbasani.

BESA-LUSHNJA 1-1

Zekolli 90’+3/ Bejko 13′