MENU
klinika

Bundesliga, java 20

Mjafton një gol, Bayern marshon në krye

05.02.2021 - 22:02

Bayern Munchen nuk shkëlqen, por fiton 0-1 në tranfertë ndaj Hertha Berlin dhe vijon të kryesojë në Bundesligë, pa u shqetësuar. Nuk ka spektakël për shkak edhe të borës, por vlen fitorja.

Bayern e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë të ndeshjes së kampionatit kundër Hertha Berlin. Bavarezët kanë patur mundësinë të shënojnë në minutën e 12-të me Lewandowski-n, por penalltia e polakut është ndalur nga Jarstein.

Ky ka qenë gabimi i parë nga pika e bardhë për Lewa-n që nga janari i 2019-ës. Avantazhi i Bayern-it ka ardhur nëntë minuta më vonë me Coman, i cili ka dërguar topin në rrjetë falë një devijimi spektakolar.