Kategoria e Parë ka ristartuar për këtë vit me shumë gola. Në Grupin A, spikati fitorja 4-0 e Burrelit në Koplik ndaj Velecikut. Një sukses që afron ekipin matjan me Dinamon, që mban kreun 1 pikë para Burrelit, por me një ndeshje më pak.
Korabi humb në Orikum përballë ekipit vendas. Dibranët humbin shumë terren me vendet e para dhe ringjitja në Superligë bëhet shumë e vështirë pas humbjes së sotme. E njëjta situatë edhe për Besëlidhjen, që humbet në Vorë 2-1.
GRUPI A
Vora-Besëlidhja 2-1
Keqa 11′ , Sadiku 22′ / Milanoviç 49′
Veleçiku-Burreli 0-3
Rraboshta 21, Juta 36′, Toma 53′, Stana 84’
Oriku-Korabi 1-0
Çaushaj 66′
Në Grupin B, Egnatia bën detyrën në shtëpi ndaj Elbasanit të vendit të fundit, duke fituar 3-0 dhe duke u shkëputur me 4 pikë nga vendi i dytë. Rrogozhinasit kërkojnë lavdinë e dikurshme për në Superiore, ndërsa Elbasani thellon krizën, duke mbetur në fund pas asnjë pikë, me 23 gola të pësuar dhe vetëm 1 të shënuar.
Ndërkohë Turbina po fiton 1-0 në shtëpi ndaj Flamurtarit, duke u shuar përpjekjet vlonjatëve për t’u rikthyer në elitë. Një humbje që djeg për kuqezinjtë, pasi diferenca me vendet e para tashmë ka shkuar në 8 pikë.
GRUPI B
Egnatia-Elbasani 3-0
Elezi 58 (autogol), Gashi 66′. Krasniqi 76′
Turbina-Flamurtari 1-0 (Ndeshja ka nisur me 18 minuta vonesë, për shkak të mungesës së ambulancës)
Golat: Daci 45′