MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 18

Tirana e Partizani nuk falin, të kuqtë -6 pikë nga kreu

06.02.2021 - 15:45

Dy ekipet kryeqytetase kanë fituar takimet përkatëse në javën e 18-të të Superligës. Partizani fitoi 2-1 në Ballsh ndaj Bylisit dhe tashmë diferenca me Vllazninë kryesuese është ngushtuar në 6 pikë.

Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Cinari zhbllokoi të kuqtë në 56’, ndërsa Cara në 80’ dyfishoi për miqtë. Vendasit, të mbetur me 10 vetë nga 76’, ngushtojnë në 86’ me Carkanji, por pa qenë në gjendje të bëjnë më shumë.

Ndërsa Tirana fiton 2-0 në shtëpi me Skënderbeun. Golat janë shënuar në harkun kohor të 8 minutave, së pari Seferi në 10’, ndërsa më pas Hoxhallari në 18’ dyfishoi. Këto gola bënë që Tirana të menaxhonte mirë rezultatin.

Kjo fitore iu dedikua Kristi Vangjelit, që dy ditë më parë humbi vëllain e tij në moshën 37 vjecare. Në krahun tjetër, trajner i Skënderbeut, Migen Memelli, e nis keq, duke debutuar me humbje. Skënderbeu mbetet në fund të renditjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN